Your are in :

Artists

Dukagjin Podrimaj

Add to favourite

Country : Kosovo

text description
Teatri ODA - Free World Street
text description
Teatri ODA - Free World Street

Unë quhem Dukagjin Podrimaj. U linda më 2 Janar 1986, në Prishtinë, Kosovë. Kam përfunduar shkollën e mesme në Modesto të Kalifornisë, ndërsa aktualisht mbaj 2 diploma universitare. Gjatë viteve 2004-2008 kam studiuar për menaxhment dhe politika publike në Institutin e Roqesterit për Teknologji kurse gjatë viteve 2010-2014 kam studiuar për Aktrim në Universitetin e Prishtinës. Puna ime si artist fillon kur mendja dhe shpirti im lodhen nga oportunizmi klasik i shoqërisë, nga nepotizmi, nga burokracia e paarsyeshme, dhe më së shumti kur ajo lëngon nga sindroma Dunning-Kruger. Puna ime përmban një portofol kryesisht të ndërtuar mbi teatrin klasik, fizik, muzikal dhe filmin. Aktualisht, dimensioni dhe perceptimi artistik i hapësirës publike më sfidojnë shumë. Shfaqja “Rruga e botës së lirë” e punuar edhe në hapësirë publike më ka shtyrë shumë t'i përkushtohem kësaj fushe artistike dhe si rrjedhojë vjen edhe projekti “X-TERR” ku bashkohen artistë kosovarë shumë kreativë si Florent Mehmeti, Ilir Bajri, Leonora Mehmeti dhe sigurisht edhe të tjerë. Me Florentin kemi punuar në shfaqjen “Rruga e Botës së Lirë” ku edhe kemi vendosur të bashkëpunojmë për “X-TERR.” Kreativiteti, eksperienca e gjatë, dhe sensi i humorit të Florentit më ka mbjellë besimin dhe rehatinë për bashkëpunime të mëtejshme. Iliri, është ndër muzikantët/ kompozitorët/ pianistët e rrallë me të cilin mund të bashkëpunohet mbi punë kreative, jashtë rutinës, pasi që Iliri e urren rutinën. Leonora, si artiste vizuele, di të paraqesë një mendim kreativ brenda sekondave. Ajo të mahnit me pragmaticitetin e saj.