Your are in :

Blog

Albanais

Return to blog

text description

Mathieu Braunstein travelled in the Balkans during the 1990's and is the author of the book: François Mitterrand à Sarajevo, le rendez-vous manqué, éd. L'Harmattan, 2001

Rruga e Ballkanit

Një javë pas sulmit të tmerrshëm terrorist në Nisë, leximi i "Leviatani" i Tomas Hobs (1651) ishte çoroditës. Ky filozof anglez e vë trupin natyral dhe politik në qendër të arsyetimit të tij dhe thekson faktin se format politike dhe perënditë janë të vdekshme. Në veçanti, ai thotë qartë se shkatërrimi i jetës së dikujt bie në kundërshtim me "ligjet natyrore" (kapitulli 14). Trazirat dhe feja janë parë, më e pakta, si një "sëmundje" e shtetit (kapitulli 29) dhe më e mira që mund të thuhet për sulmet vetëvrasëse është se janë një helm.

Read more

text description

Hajrulla Ceku

"Ndjesia që vjen kur merr pjesë në një krijim artistik bashkëpunues" "Emerging Space" në Prishtinë, Kosovë, të mundësuara nga Teatri ODA 5-7 prill 2016

Eventi që u bë në Prishtinë dhe Junik solli së bashku artistët dhe pjesëtarët e IN SITU si pjesë e kërkimit në "Ndjesia që vjen kur merr pjesë në një krijim artistik". I gjithë eventi u organizua rreth konceptit të ODA.  Në kulturën shqiptare, ODA është një dhomë e veçantë në komunitete, ku komuniteti grumbullohet për një diskutim mbi çështje të përbashkëta. Specifika e ODA tradicionale është dialogu përmes tregimeve. Pjesëtarët e komunitetit prezantojnë pozicionimin duke treguar një histori, qoftë të përshtatur apo origjinale. Për të kundërshtuar ose aprovuar një pikë, ti tregon gjithashtu një histori. Në ditën e parë, çdo artist kishte kohën e tij/saj për të prezantuar veten dhe projektin artistik, ndërsa në ditët e ardhshme, idetë dhe objektet e prezantuar u diskutuan sipas mënyrës së ODA. Synimi në pjesën e dytë të eventit ishte të përshtatej ose të ritregoheshin histori që lidhen me idenë e projektit, duke synuar për të krijuar një histori kolektive me kontribute nga të gjithë.

Read more