Your are in :

Blog

"Ndjesia që vjen kur merr pjesë në një krijim artistik bashkëpunues" "Emerging Space" në Prishtinë, Kosovë, të mundësuara nga Teatri ODA 5-7 prill 2016

by

Eventi që u bë në Prishtinë dhe Junik solli së bashku artistët dhe pjesëtarët e IN SITU si pjesë e kërkimit në "Ndjesia që vjen kur merr pjesë në një krijim artistik". I gjithë eventi u organizua rreth konceptit të ODA.  Në kulturën shqiptare, ODA është një dhomë e veçantë në komunitete, ku komuniteti grumbullohet për një diskutim mbi çështje të përbashkëta. Specifika e ODA tradicionale është dialogu përmes tregimeve. Pjesëtarët e komunitetit prezantojnë pozicionimin duke treguar një histori, qoftë të përshtatur apo origjinale. Për të kundërshtuar ose aprovuar një pikë, ti tregon gjithashtu një histori. Në ditën e parë, çdo artist kishte kohën e tij/saj për të prezantuar veten dhe projektin artistik, ndërsa në ditët e ardhshme, idetë dhe objektet e prezantuar u diskutuan sipas mënyrës së ODA. Synimi në pjesën e dytë të eventit ishte të përshtatej ose të ritregoheshin histori që lidhen me idenë e projektit, duke synuar për të krijuar një histori kolektive me kontribute nga të gjithë.

Shumica e projekteve artistike përqafuan tema që pasqyrojnë zhvillimet aktuale. Ato eksplorojnë çështje që lidhen me krizën aktuale të refugjatëve/emigrantëve në shtetet e Bashkimit Evropian, sfidat në krijimin e shoqërive multikulturore, artin e rrugës dhe përfshirjen e publikut, qytetet dhe hapësirat publike si skena artistike, si edhe konceptet e formës, shenja, tingulli, drita, lojëra dhe tregime/rrëfime.

Ndërtimi i skenës

Fjalimi kyç i ditës së parë nga Neil Butler, nga UZ Arts në Skoci eksploroi marrëdhënien midis artistit, hapësirës dhe publikut, duke ofruar një strukturë të mirë konceptuale për prezantimet e projekteve që pasuan. U theksuan në veçanti katër qasje të ndryshme ndaj punës artistike, përkatësisht arti në Komunitet, praktika e përfshirë Socialisht, praktika e përfshirë në Publik dhe Bashkë-krijimi. Bashkë-krijimi si qasja aktuale dominante, ku publiku frymëzon krijimin ose materialin ose kontribuon në ofrimin e punës artistike, ishte thelbësore për punët e prezantuara. U përfundua me të drejtë se publiku bëhet bashkë-krijues duke treguar historitë, vizionet, imagjinatën dhe pjesëmarrjen aktive të tyre. Siç u ilustrua nga punët e anijes prej letre, kullat prej kartoni dhe të tjera, artisti ka imagjinatën, por ai mund ta arrijë përmes përfshirjes direkte të publikut.

Fjalimi kyç u pasua nga diskutimi i hapur, ku u diskutuan kontekstet e vendeve, duke prezantuar qasje dhe realitete të ndryshme. Artistët sollën njohuritë e tyre nga kontekstet e vendeve, nga arti i rrugës të Francës në Gjermaninë e pothuajse asnjë artisti që punon në hapësira publike, në pothuajse 70% të buxhetit të Italisë i cili shkon për operën deri në gazetarin e Kosovës që e shikon artin publik si art pa vlerë dhe deri në Republikën Çeke të festivaleve që po kërkojnë audienca. Çështja e pronësisë, përkatësisht dilema "kujt i përket arti" i solli diskutimit një tjetër dimension konceptual. Në lidhje me këtë, eksplorua veçanërisht diskutimi i arteve si një mjet për një qëllim të ndryshëm.  
Instrumentalizimi i artit, duke përdorur artin për të pasur një qëllim (fuqizim social, ekonomik, turizëm). Arti është gjithmonë aty për një qëllim tjetër në kontrast me artin si e drejtë e njeriut. Në kontekstin e Kosovës, ku artet dhe kulturat mbeten larg nga vëmendja e publikut, instrumentalizimi, përkatësisht përdorimi i arteve si mjet drejt një qëllimi tjetër, konsiderohet mënyra e vetme për ta çuar artin më lart në prioritetin e të menduarit. Vetëm duke e lidhur artin dhe p.sh. zhvillimin ekonomik, bërësit e politikës do të merrnin një qëndrim më të favorshëm në lidhje me zhvillimin kulturor.

text description

Bill Clinton Statue in the center of Pristina © Maxime Demartin

Një vlerësim i shpejtë për prezantimet

Christophe Chatelain (Geopolis), një punë ku komunikimi me audiencën nuk përdor paragjykim gjuhësor dhe fillon me një skenë thuajse bosh dhe mbaron me skena dramatike flakësh, fishekzjarrësh dhe kaosi, duke simbolizuar realitetin aktual në botë (një botë në zjarr, me fjalë artistike). Një nga pikat më të forta është përpjekja për ta bërë audiencën të ndihet e huaj për herë të parë dhe për të krijuar bashkëveprimin me personazhet, gjë e cila është mënyrë e mirë për ta përfshirë publikun në ofrimin e punës artistike. Geopolis është një nga shumë punët artistike që vjen në përgjigje të krizës më të fundit në botë dhe në Evropë. Është një aktualizim tjetër i dilemës në lidhje me pozicionin e artistëve në një shoqëri që ndryshon shpejt (botë) dhe turbulenca globale, veçanërisht pas ngjarjeve të nëntorit 2015 dhe atyre më të fundit. Përpjekja për të arritur empatinë brenda audiencës është një nga synimet kryesore të artistit. Sidoqoftë, synimi duhet të jetë t'i japësh spektatorit një vizion tjetër mbi krizën aktuale të emigracionit dhe çështjeve të tjera, por jo medoemos të këmbëngulësh në arritjen e empatisë, por të lejosh dhe të vëresh njerëzit teksa reagojnë ashtu si u pëlqen.

Matteo Uguzzoni (Games for change), një faqe interneti me lojëra që mund të luani në qytetin tuaj. Një qasje shumë kreative për lojërat ku njerëzit ftohen për të mbyllur kompjuterët dhe të dalin në rrugë për të bërë lojëra, si edhe të bëjnë fotografi dhe t'i ngarkojnë ato online. Karakteristika unike e projektit është fokusi i tij në aspektet sociale të lojërave. Njerëzit i duan lojërat sociale, sidoqoftë lojërat kanë fuqinë t'i sjellin njerëzit së bashku dhe të krijojnë kujtime të përbashkëta (me fjalët e Mateos). Artisti eksploron mënyra për ta kaluar rolin e tij nga mjeshtri i lojës dhe t'i lejojë lojërat të përgatiten dhe luhen nga vetë pjesëmarrësit. Prezantimi i artistit jep një përshtypje të fortë se kërkimi i tij filozofik dhe konceptual përmes idhullit të lojërave dhe njohjes të marrëdhënies mes tyre do të çonin në lojëra më urbane.

Jan Pfeiffer (Support Point III) filloi një histori për vizatimet në qytetin e Sofies para se ta vizitonte dhe mundësinë e artistëve për t'i krahasuar pasi ta vizitonin qytetin, një eksperiencë interesante për punën e tij. Jan ka një interes të veçantë në mënyrën se si u transformuan qytetet në epokën e post komunizmit (post totalitare). Kjo përbën një fushë shumë të rëndësishme për t'u eksploruar, veçanërisht për shtetet evropiane qendrore dhe lindore pasi ka shumë eksperienca të përbashkëta mes këtyre shteteve. Për shembull, pjesë të punës dhe kërkimeve të Jan janë të ngjashme me pyetjet e ngritura nga Agnes për monumentet e harruara të socializmit në Kosovë dhe këto dy projekte mund të komunikojnë në mënyrë perfekte. Projekti eksploron fuqinë dhe domethënien e formës dhe strukturës së objekteve ose gjuhës vizuale të formave dhe shenjave, me fjalët e Janit – kërkimi i tij filozofik përmes domethënies së simboleve.


Agnes Nokshiqi (I dance you) eksploron hapësirat publike të harruara në Prishtinë, duke u fokusuar në monumentet/skulpturat e epokës socialiste të ndodhura në zona që sot janë thuajse bosh, aty ku dikur ishin plot gjallëri. Frymëzimi i vërtetë për projektin e saj është shfaqja e Anton Chekhov 'Tre motrat', drama e motrave që janë izoluar, duan të largohen nga qyteti provincial ku jetojnë por nuk munden. Kërkimi i Agnes përmes hapësirave publike të harruara të Prishtinës është një përpjekje për të gjetur përgjigjet e tilla si: cila është ndjesia që ke kur mendon për qytetin, si do ta përshkruaje vendin e qytetit tënd, çfarë do të doje ta ndaje me botën. Puna e Agnes është me rëndësi të veçantë për Kosovën dhe qytetet e saj të cilat iu nënshtruan shumë transformimeve urbane në shekullin e fundit. Prishtina në veçanti është në një nevojë të dëshpëruar për projekte kujtimesh dhe kërkimi përmes hapësirave publike të braktisura dhe monumenteve të harruara është një kontribut i madh për qytetin, peizazhin e tij urban dhe kulturor.

text description

Agnes Noshiqui - Travellings 2016 (Marseille) © Adrien Bargin

Frank Bölter (Refugee Origami Camp Detmold) fillimisht prezantoi punët e tij të mëparshme, duke përfshirë murin e Berlinit prej kartoni në Beograd, tankun prej letre dhe anijen prej letre, si një prezantim konceptual shumë të mirë për idenë e tij për projektin. Refugee Origami Camp Detmold është një veprim bashkëpunues, me refugjatë legalë dhe ilegalë që ndërtojnë shtëpi letre për të stimuluar një diskutim shoqëror për vendin e refugjatëve në shoqëritë tona. Fokusi në këtë program është për krizën aktuale të refugjatëve dhe kërkimin për mënyra si t'i bëjmë refugjatët pjesë e shoqërisë evropiane. Projekti në thelb shikon pyetjen e bashkëjetesës të grupeve të ndryshme kulturore/etnike në kontekstin evropian.

Saffy Setohy (Light Field) shikon mënyrën si sillen njerëzit në peizazh dhe se si lëvizin dhe ndryshojnë gjërat, përfshirë mënyrën se si drita po ndryshon perceptimet e njerëzve. Projekti eksploron realitetet e krijuara nga bashkëveprimi i lëvizjeve, tingullit, dritës dhe vendit. Ajo ka eksperimentuar me pajisjen që prodhon dritë dhe zë, ndërsa performanca ftonte me dhjetëra njerëz në një hapësirë të errët, secili duke e mbajtur pajisjen dhe duke prodhuar dritë dhe zë njëkohësisht. Ajo është veçanërisht e interesuar në aspektin social se çfarë ndodh kur u jep njerëzve një detyrë ose i fton në një lojë. Disa sfida/pyetje që mbeten para se të implementohet puna: pajisjet kanë nevojë për zhvillim, përfshirja e të tjerëve (qasja e pjesëmarrjes), për sa udhëzime kanë nevojë njerëzit (ndoshta pa u dhënë udhëzime, vetëm lëri pajisjet atje), si të transformohet kjo në një program shkollor (arsimor).

Doriane Moretus (Immortels) ngacmon pyetjen 'çfarë do të thotë të jesh i ri sot', suke eksploruar përmes përvojave të jetës nga fëmijëria deri në moshën e rritur, duke i kushtuar vëmendje të veçantë të rinjve të grupmoshës 18-25 vjeç. Ky projekt kërcimi teatral ka dy pjesë: çerdhja dhe luftimi.

text description

Adhok - Immortels © Bruno Maurey

Konkluzion

Pas tre ditësh frymëzuese në Prishtinë, dëshmuan qasje shumë kreative nga shtatë artistë dhe u prezantuan projektet e tyre. Trajtat dhe format e shprehive artistike të zgjedhura nga artistët ishin të menduara mirë, provokuese dhe frymëzuese. Ndërsa në nivelin e përfshirjes së audiencës jo të gjitha projektet kanë të njëjtën përfshirje të dëshiruar dhe të njëjtin nivel ndjesie të përbashkët për të qenë bashkë me publikun. Ndërkohë që projektet duhet akoma duhet të zhvillohen edhe më tej, mezi po presim të shikojmë fazat e mëtejshme të këtyre projekteve të mrekullueshme dhe duam të jemi pjesë e këtyre shtatë praktikave artistike pjesëmarrëse nga shtatë cepa të ndryshëm të Evropës.

text description

Highway under construction - Kosovo (2016) © Maxime Demartin